- 08 Aug 2018
Nga sot Komuna e Prishtinës ju siguron të gjithë qytetarëve të dhëna të hapura sa i përket kontratave që lidh ky institucion me të gjithë operatorët ekonomik. Deri më tani, Komuna e Prishtinës i ka publikuar të gjitha:
- Planet e prokurimit
- Raportet e kontratave të nënshkruara sipas viteve
- Njoftimet për kontrata
- Njoftimet për dhënie të kontratës
- Njoftimet për konkurs të projektimit
- Njoftimet për anulim
- Njoftimet për informata shtesë
- Anulimet e dhënies së kontratës dhe
- Njoftimet për nënshkrimin e kontratës.
Ofrimi i shërbimeve efikase dhe llogaridhënja ndaj qytetarëve janë zotime të kësaj qeverisje, andaj vazhdimi i publikimit të kontratave është një hap më shumë drejt transparencës së skajshme në Komunën e Prishtinës.
Linku i kontratave të nënshkruara: http://prishtinaonline.com/prokurimi/kontratat-e-nenshkruara