Përfundojnë punimet në rrugën pranë kanalit të "Ibër Lepencit" në Bërnicë të Poshtme

- 08 Aug 2018

Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Nënkryetarin Selim Pacolli, Drejtorin e Investimeve Kapitale Gëzim Mehmeti, Drejtorin e Planifikimit Genc Bashota dhe disa asambleiste vizituan sot përfundimin e punëve në rrugën e gjatë 1.3 km pergjate kanalit të “Ibër Lepencit” në Bërnicën e Poshtme.

Me përfundimin e asfaltimit të kësaj rruge I është siguruar qasje e lehte dhe e sigurtë banorëve që jetojnë në këtë pjesë. Investimet në infrastrukturën rrugore në këtë pjesë do të vazhdojnë brenda mundësive buxhetore, fillimisht në Bërnicën e Epërme e pastaj edhe me rrugën që e lidhë këtë pjesë me disa fshatra të Obiliqit dhe Llapit.