Rishpallje për shprehje të interesit

- 29 Aug 2018

Qeveria e Kosovës ka marrë një kredi nga grupi i Bankës Botërore për realizimin e projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit (ESIP), dhe ka për qëllim që një pjesë të grantit ta përdor për ta përkrahur Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe Shkolles “Pjetër Bogdani” Prishtinë. Në kuadër të kësaj përkrahjeje do të realizohet prokurimi si në vijim i pajisjeve dhe shërbimeve të nevojshme:

1. Përshkrimi i shërbimeve dhe mallrave të nevojshme
Shërbimet:
• Trajnim: Vlerësimi përmbledhës dhe hartimi i testit

1. Kriteret minimale për kualifikim të kontraktuesve që mund të aplikojnë janë:
• Përvoja e suksesshme në ekzekutimin e së paku 2 kontratave për ofrimin e mallrave dhe sherbimeve të natyrës së ngjashme në dy vitet e fundit;
• Regjistrimi ligjor i firmës nga autoritetet vendore.

2. Kontraktuesit e interesuar që i plotësojnë kriteret minimale për kualifikim, të cekura më lartë, janë të mirëseardhur të aplikojnë me shprehjet e tyre të interesimit kundrejt specifikimit të hollësishëm teknik dhe termeve te references në adresën: “Pjetër Bogdani” Prishtinë, më së largu deri më 07.09.2018.
4. Specifikimi i hollësishëm teknik dhe termet e references së bashku me afatet dhe kushtet e tjera, ku të gjitha janë të përgatitura në kuadër të një dokumenti të quajtur Ftesë për ofertë-mallra dhe shërbime do t’ia dorëzojë shkolla vetëm atyre kontraktuesve potencialë që i plotësojnë kriteret. Kompanitë luten që t’i shkruajnë detajet kontaktuese me rastin e shprehjes së interesit.

 

 Rishpallje për shprehje të interesit