Nesër në T.Q.P "Dodona" jepet shfaqja "Kësulëkuqja"

- 07 Sep 2018


Të shtunën me 8 shtator 2018 duke filluar në ora 12:00 dhe 13:00 do të jepet shfaqja për fëmijë “Kësulëkuqja”. Me këtë shfaqje fillon sezoni i ri teatror.

Shfaqja është punuar sipas përrallës së vëllezërve Grim.

Regjia: Melihate Qena

Kukullat: Valdet Rama

Muzika: Violeta Rexhepagiqi

Piktura: Musa Kalaveshi

 

Luajnë: Roza Berisha-Fejzullahu, Avdi Azemi dhe Valdet Rama.

Përmbajtja e shkurtër

Dy fëmijë luajnë teatër para shtëpisë. Ata kanë emrat e tyre Agim dhe Shpresë. Por nuk ka emër edhe kukulla me të cilën atat luajnë. Ata pasi e mësoujnë se të gjithë fëmijët në sallë I kanë emrat e tyre fillojnë ta kërkojnë edhe një emër për kukullën, Në shportën e lodrave e gjejnë një kësulë të kuqe. Kjo është kësula e kuqe më e famshme në botë, duke I’u falënderuar një gjyshje. E vajza këtë dhuratë nuk e heq asnjëherë nga koka. Por që përralla jonë të shkoj si duhet nevoitet edhe një ujk për ti vështirësuar gjërat. E ku është ujku natyrisht se është edhe gjahtari. Kjo ëshrtë prralla për kësulëkuqen por e treguar në një mënyrë krejtësishtë të re.

 

Informatat në telefonin nr. 038 230 623

You Tube: https://youtu.be/cdmktlV1MwM

Facebook: www.facebook.com/profile.php?id=100010370735634​