Inspektohen punimet që po bëhen në sanimin e gropave në rrugën “Hamëz Jashari” pranë Parkut të Qytetit

- 11 Sep 2018

Sot inspektuam punimet që po bëhen në sanimin e gropave në rrugën “Hamëz Jashari” pranë Parkut të Qytetit.

Kërkesat e qytetarëve për investime e sanime të ngjashme po shtohen çdo ditë, dhe po trajtohen sipas radhës. Kontrata kornizë vazhdon të jetë aktive, dhe si rrjedhojë, do të vazhdojmë me punime kudo që ka nevojë për intervenim.

Tash e tutje, kërkesat për sanime të gropave mund të i dërgoni edhe në faqen Prishtina pa Gropa, dhe intervenimi i kompanisë përgjegjëse do të jetë shumë i shpejtë.