- 11 Sep 2018
Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim një grup të rinjësh nga rajoni të cilët në kuadër të nismës "Youth can change the future" po vizitojnë Kryeqytetin.
Në këtë takim, Kryetari Ahmeti u foli të rinjëve mbi qeverisjen në Prishtinë, sfidat dhe arritjet në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët në çdo fushë të jetës.
Po ashtu, këta të rinj, sot në parkun e lagjes Dardania mbollën pemë, bashkë me Drejtoreshën e Parqeve Fatime Hajdari, duke shënuar kështu përkushtimin për një të ardhme më të mire për të gjithë, që është edhe qëllimi i nismës "Youth can change the future".