Thirrje për Aplikim - PROGRAMI I VETËPUNËSIMIT PËR PERSONA TE RIATDHESUAR

- 12 Sep 2018

Qëllimi i Programit të Vetëpunësimit është të mbështesë personat e riatdhesuar në krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të punës. Mbështetja me grante do të ofrojë paisje teknike për realizimin e Planit të Biznesit. Programi në vazhdimësi do të asistojë në zhvillimin e e biznesit përmes këshillimit për t’i ndihmuar personat e riatdhesuar e të papunë me kualifikime të orientuar për të qenë të suksesshëm në fushën e zgjedhur. Programi i prezentuar i vetëpunësimit është program konkurrues për të garantuar kthimin më të lartë të mundshëm të investimit. Procesi i përzgjedhjes ka për qëllim të sigurojë transparencë dhe konkurrencë të drejtë dhe t’i mbështesë idetë dhe planet më të mira të biznesit që garantojnë rezultate të qëndrueshme.

 

Thirrja për aplikim