Njoftim nga Drejtoria e Kadastrit

- 13 Sep 2018

Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët, se sistemi për printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale / Cadastral Map” nuk është duke punuar.

Harta Kadastrale është sistem në të cilin regjistrohet baza e të dhënave grafike për tokat në Kosovë, e cila menaxhohet nga Agjencioni Kadastral i Kosovës.

Drejtoria e Kadastrit e ka njoftuar Agjencionin Kadastral të Kosovës për problemin dhe jemi në pritje të rregullimit të këtij problemi nga ana e Agjencionit Kadastral.

Luten qytetarët që për informata shtesë të kontaktojnë Agjencionin Kadastral të Kosovës.