Njoftim për shprehje të interesit - Plani individual i Arsimit

- 14 Sep 2018

Qeveria e Kosovës ka marrë një kredi nga grupi i Bankës Botërore për realizimin e projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit (ESIP), dhe ka për qëllim që një pjesë të grantit ta përdor për ta përkrahur Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe Shkolles “Pjetër Bogdani” Prishtinë. Në kuadër të kësaj përkrahjeje do të realizohet prokurimi i shërbimeve të konsulencës të nevojshme: 

 

  1. Përshkrimi i shërbimeve të konsulencës të nevojshme:
  • Trajnim lidhur me Plani individual i Arsimit

 

  1.  Kriteret minimale për kualifikim të Firmave Konsulente që mund të aplikojnë janë:

-          Përvoja e suksesshme në ekzekutimin e së paku 2 kontratave për ofrimin e shërbimeve të konsulencës të natyrës së ngjashme në dy vitet e fundit;

-          Regjistrimi ligjor i firmës nga autoritetet vendore.

 

  1. Firmat Konsulente te interesuar që i plotësojnë kriteret minimale për kualifikim, të cekura më lartë, janë të mirëseardhura të aplikojnë me Shprehjet e tyre të Interesimit për shërbime konsulente në adresën e “Pjetër Bogdani” Prishtinë. më së largu deri më 24.09.2018
  2. 4.  Firmat e interesuara të konsulencës mund të marrin informacion shtesë ose Termat e Referencës të detajuar për këto detyra në adresën e shënuar më poshtë. Firmat Konsulente luten që t’i shkruajnë detajet kontaktuese me rastin e Shprehjes së Interesit.

 

Njoftim për shprehje të interesit