- 14 Sep 2018
Qeveria e Kosovës ka marrë një kredi nga grupi i Bankës Botërore për realizimin e projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit (ESIP), dhe ka për qëllim që një pjesë të grantit ta përdor për ta përkrahur Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe Shkolles: “Dituria” Shkabaj, Prishtinë. Në kuadër të kësaj përkrahjeje do të realizohet prokurimi i shërbimeve të konsulencës të nevojshme:
- Përshkrimi i shërbimeve të konsulencës të nevojshme:
- Trajnim: : Vështërsitë në sjellje dhe emocione të nxënësve në shkollë dhe menaxhimi I tyre,ngacmimi dhe parandalimi i ngacmimit
- Kriteret minimale për kualifikim të Firmave Konsulente që mund të aplikojnë janë:
- Përvoja e suksesshme në ekzekutimin e së paku 2 kontratave për ofrimin e shërbimeve të konsulencës të natyrës së ngjashme në dy vitet e fundit;
- Regjistrimi ligjor i firmës nga autoritetet vendore.
- Firmat Konsulente te interesuar që i plotësojnë kriteret minimale për kualifikim, të cekura më lartë, janë të mirëseardhura të aplikojnë me Shprehjet e tyre të Interesimit për shërbime konsulente në adresën: Shfmu “Dituria” Shkabaj, Prishtinë, më së largu deri më 24.09. 2018
- 4. Firmat e interesuara të konsulencës mund të marrin informacion shtesë ose Termat e Referencës të detajuar për këto detyra në adresën e shënuar më poshtë. Firmat Konsulente luten që t’i shkruajnë detajet kontaktuese me rastin e Shprehjes së Interesit.