- 21 Sep 2018
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot më 21 shtator 2018, organizuan takim me drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore të nivelit të arsimit (1, 2, 3), me qëllim të informimit me procesin e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve, që planifikohet të fillojë këtë vit shkollor nga MASHT-i.
Përgjatë këtij takimi, drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore u informuan në detaje për procedurat, instrumentet e vlerësimit si dhe akterët që përfshihen në këtë proces.