Ftesë për stolisjen e qytetit për festat e fundvitit

- 24 Sep 2018

Komuna e Prishtinës iu bën ftesë të gjitha bizneseve , të cilat janë të interesuara për të marrë pjesë në stolisjen e qytetit me rastin e festave të fundvitit, të dërgojnë kërkesë me postë elektronike në adresën: komunaprishtine@rks-gov.net, deri të premten, më 26 tetor 2018. Përzgjedhja e dekorimit do të bëhet në bashkëpunim me Komunën.