Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim shefin e ri të misionit të UNHCR-it në Kosovë

- 24 Sep 2018

Kryetari Ahmeti takoi sot shefin e ri të UNHCR-së në Kosovë, z. Erol Arduc, me të cilin diskutoi për projektet e përbashkëta që ndërlidhen me investimet në çerdhet me bazë në komunitet si dhe në kthimin e të zhvendosurve.

Ahmeti falënderoi UNHCR-në për angazhimin e deritashëm në të mirë të qytetarëve të Kosovës në përgjithësi dhe të Prishtinës në veçanti, si dhe i dëshiroi suksese z. Arduc në përgjegjësinë e re që ka marrë për drejtimin e kësaj organizate.