- 25 Sep 2018
Komuna e Prishtinës po punon në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve arsimore në qytetin e Prishtinës nëpërmjet një Partneriteti Publiko Privat (PPP). Për këtë qëllim, Komuna ka mandatuar Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) që të ndihmojë në strukturimin e transaksionit të PPP, përgatitjen e dokumentacionit kontraktues dhe zbatimin e një procesi tenderimi transparent dhe konkurrues. Transaksioni PPP do të përfshijë projektimin e detajuar, financimin dhe ndërtimin e deri në pesë shkollave të reja, si dhe mirëmbajtjen dhe ofrimin e shërbimeve jo akademike për të gjitha shkollat, pjesë të këtij projekti, për një periudhë të caktuar. Struktura e transaksionit ende nuk ështe përcaktuar në formë finale.
Në përputhje me Direktivën 1/2011 mbi "Procedurat për rishikimin dhe miratimin e projekteve PPP", kjo Shprehje Interesi po kërkohet për të identifikuar dhe për t’u konsultuar me investitorët e interesuar për këtë transaksion PPP. Palët e interesuara të cilat dëshirojnë të marrin informata të mëtejshme mbi Projektin përmes Dhomës Virtuale të të Dhënave (VDR) të Projektit, duhet të dorëzojnë Kërkesën për Shprehjen e Interesit duke përfshirë informacionin e mëposhtëm:
- Një përshkrim i shkurtër i kompanisë (maksimumi 2 faqe)
- Pasqyrat Financiare për dy vitet e fundit
- Emri, mbiemri dhe e-mail adresa e personave që kërkojnë qasje në Dhomën e të dhënave virtuale
Shprehja e interesit duhet t'i dërgohet IFC-së dhe Komunës së Prishtinës, në adresat e cekura më poshtë. Thirrja për shprehje të interesit do të mbetet e hapur deri në fillimin e procesit të tenderimit.
Ju lutem vini re se kjo nuk është një procedurë tenderimi dhe po publikohet me qëllim hulumtimi të interesit të tregut.