Takim me drejtuesit e Federatës Evropiane të Sporteve Universitare

- 26 Sep 2018

Kryetari Ahmeti bashkë me Drejtorin e Sportit z. Fitim Rexha pritën në takim Presidentin e Federatës Evropiane të Sporteve Universitare (EUSA), z. Adam Roczek; Menaxherin e Sportit në këtë federatë, z. Besim Aliti; Kryetarin e Federatës së Sporteve Universitare në Kroaci, z. Zrinko Custonja; Kryetarin e Federatës së Sporteve Universitare në Shqiperi, z. Besnik Veliu; Kryetarin e Federatës së Sporteve Universitare në Kosovë (FSUnK), z. Musa Selimi me nënkryetaren znj. Diellza Shaqiri Kelmendi, dhe anëtarin e bordit z. Muhamet Krasniqi; si dhe Kryetarin e Federatës së Karatesë në Kosovë, z. Ismet Krasniqi.

Në këtë takim miqësor u fol për përpjekjet e vazhdueshme të Kryeqytetit në zhvillimin e sporteve shkollore, me theks të veçantë në organizimin e garave të ndryshme në këtë nivel. Pjesë kryesore e diskutimit ishte rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për përkrahjen e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, Federatë kjo që është pranuar së fundmi në EUSA.

Prishtina po angazhohet për krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për zhvillimin e sportit, ashtu që të rejat dhe të rinjtë të kenë ku ta shprehin dhe ushtrojnë talentin e tyre.