Për Kryeqytet të pastër

- 26 Sep 2018

Që nga janari i vitit 2018, Komuna e Prishtinës ka reformuar sistemin e menaxhimit te mbeturinave, me qëllim që të ketë shtrirje më të madhe në terren ky shërbim si dhe të rritet efikasiteti. Në kuadër të kësaj reforme, qytetarët faturohen një herë në tre muaj, dhe pagesën mund të bëjnë në Komunë, në Postë, si dhe në institucione financiare.

Pagesa për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, është obligim për secilën amvisëri dhe secilin biznes. Rregullorja komunale parasheh masat që ndërmerr Komuna ndaj atyre që nuk janë të rregullt me pagesa. Kushdo që nuk i paguan 3 fatura radhazi, nuk mund të merr shërbim në:
- Drejtorinë për Kadastër;
- Drejtorinë për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrojtje të Mjedisit;
- Drejtorinë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim;
- Drejtorinë për Financa;
- Drejtorinë për Pronë;
- Drejtorinë për Inspekcion;
- Zyrën për Prokurimit

Duke e ditur që tashmë jemi në fund të shtatorit, pra në fund të tremujorit të tretë, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të kryejnë pagesën për muajt paraprak, ashtu që të mos i aplikojmë masat administrative që u theksuan më sipër. Të kontribuojmë të gjithë bashkë, për një Kryeqytet sa më të pastër.

Për çdo paqartësi rreth faturave dhe formës së pagesës, shkruani në: mbeturinat.pr@rks-gov.net

Informata të tjera: http://prishtinaonline.com/prishtina-e-paster

Shkarko faturën online në këtë link Shtyp faturën e mbeturinave-Prishtina e pastër