Nesër në T.Q.P "Dodona" jepet shfaqja "Mustaqoshi Larosh"

- 28 Sep 2018

Të shtunën me 29 shtator 2018 duke filluar në ora 12:00 dhe 13:00 do të jepet shfaqja për fëmijë “Mustaqoshi Larosh”.

Sipas vargjeve të S.J. Marshak
Dramatizimi dhe regjia: Melihate Qena
Asistent i regjisë: Avni Hoti
Kukullat: Ismail Rama / Melihate Qena
Muzika: Merita Bajri
Skenografë: Mentor Llaopashtica & Valdet Rama
Udhëheqës artistik: Skender Latifi

Luajnë:
Roza Berisha-Fejzullahu dhe Avdi Azemi

Përmbajtja e shkurtër:
Një vajzë e vogël ka një kafshë manare, një maçok. Vajza kujdeset për maçokun por ai nuk i kupton këshillat e vajzës dhe vazhdimisht shkakton rrëmujë nëpër shtëpi. Koha kalon dhe vajza rritet. Një ditë ajo duhet ta lërë lojën, t’i merr librat dhe të niset për në shkollë.