- 05 Oct 2018
Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, bashkë me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Berat Rukiqi, nënshkruan sot Memorandum Mirëkuptimi me qëllim të krijimit të marrëdhënies formale dhe rritjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Objektivat kryesore të këtij bashkëpunimi janë krijimi i mundësive për bashkëpunim të vazhdueshëm komunikimi i ndërsjellë për çështjet administrative komunal; lehtësimi i procedurava administrative për bizneset; avokimi i përbashkët për nisma ligjore dhe përmirësim të mjedisit biznesor; fuqizimin dhe stimulimin e Komunës në tërheqjen e investimeve; nxitjen e pjesëmarrjes së bizneseve në adresim dhe shqyrtim të problematikave administrative dhe ligjore; promovimin e transparencës në vendimmarrje komunale; si dhe koordinim i vazhdueshëm në çështjet me interes të dyanshëm.
Palët janë dakorduar për përcaktimin e një trupë të përhershme në Komunë dhe në Odë, trupë kjo që do të jetë përgjegjëse për bashkërendimin e aktiviteteve.