- 01 Nov 2018
Ky është panairi I parë I këtij lloji dhe është finacuar nga ADA Austriake. Panairi do të qëndrojë I hapur nga 1 – 3 nëntor, në sheshin "Zahir Pajaziti dhe prodhimet e tyre janë duke I ekspozuar 30 fermerë dhe prodhues të rajonit të Prishtinës.
Komuna e Prishtinës është e përkushtuar që të ju ofrojë mbështetje ekonomive familjare dhe ndërmarrjeve bujqësore prodhuese e përpunuese të territorit të Prishtinës, që të promovojnë prodhimet e tyre, në mënyrë që të kemi zhvillim rural të qëndrueshëm në Kryeqytet.