- 02 Nov 2018
Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Sport do të bëjë zgjedhjen e sportistëve të dalluar për vitin 2018. Propozimet bëhen për:
- Sportistin;
- Trajnerin;
- Gjyqtarin;
- Shpresën e vitit.
Gjithashtu do të ndahen edhe çmimet:
- Çmimi – Post Mortum;
- Çmimi special – Për kontribut jetësor;
- Veterani i vitit;
- Punëtori sportiv i vitit
Propozimet për zgjedhjen e sportistëve më të mire duhet të bëhen ekskluzivisht nëpërmjet Klubeve sportive.
Gjatë propozimit për lauratët duhet në mënyrë të qartë të përshkruhet aktiviteti i secilit sportistë dhe të specifikohen të gjitha garat ekipore dhe individuale në të cilat ka garuar sportisti dhe suksesin të cilin e ka arritur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë vitit 2018.
Propozimet duhet të dorëzohen në sportelin nr. 5 (objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës), nga data 05 nëntor deri më 05 dhjetor 2018.
Zgjedhja e më të mirëve do të bëhet nga Komisioni i përbërë prej gazetarëve sportivë.