Kanë filluar punimet për rregullimin e rrugëve “Fan Noli”, "Shkodra” dhe “Rasim Kiçina” në Taslixhe

- 15 Nov 2018

Kanë filluar punimet për rregullimin e rrugëve “Fan Noli”, Shkodra” dhe “Rasim Kiçina” në Taslixhe, sipas kërkesave të banorëve dhe planeve të Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave.

Aktualisht janë duke u larguar kubëzat, në mënyrë që të përgatitet terreni për asfaltim.

Investimet kapitale nëpër lagjet e qytetit po rriten në vazhdimësi, ashtu që të krijojmë infrastrukturë moderne për banorët e Kryeqytetit.