Nesër në T.Q.P "Dodona" jepet shfaqja "Goni trazovaçi"

- 16 Nov 2018

SHFAQJE ME KUKULLA PËR FËMIJË 

Shfaqja bazohet në poezitë e Adelina Mamaqit. Goni është një vogëlush çapkën që bën shumë prapësi: një ditë vonohet në shkollë, një ditë futet në kopshtin e huaj, një ditë e ngacmon qenin para dere, derisa nuk i ngacmon bletët të cilat e thumbojnë dhe ai përfundon në spital.

Shfaqja është përplot mesazhe edukative dhe situata komike. Po ashtu, shfaqja karakterizohet nga shumë këngë, të cilat janë kompozuar enkas për “Goni trazovaçin”. 

Nga: Adelina Mamaqi
Regjia: Melihate Qena

Dramatizimi: Melihate Qena

Muzika: Xhevdet Gashi

Skena: Kozeta Imami

Kukullat dhe realizimi i skenografisë: Valdet Rama

Animojnë dhe aktrojnë: Roza Berisha, Avdi Azemi, Avni Hoti, Faik Gashi dhe Valdet Rama.

Për moshat: 3+

Për infomata mund të thirrni në 038 230 623

 

Linku: https://www.facebook.com/events/351823675565981/