Investime të reja në Hortikulturë, për mirëmbajtje të gjelbërimit

- 21 Nov 2018

Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Drejtoreshën e Parqeve, znj. Fatime Hajdari, si dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Ismail Kokaj, vizituan sot ndërmarrjen Hortikultura për të parë nga afër funksionimin e kësaj ndërmarrjeje si dhe për t’i uruar punëorët për mjetet e reja të punës.

Në vlerë prej rreth 150.000 eurosh, janë blerë makineri pune, si në vijim:
- Një kamion cisternë për larjen e rrugëve;
- Dy kamioneta me kabinë të dyfishtë;
- Dy traktorë me cisternë të ujit, për ujitje;
- Dy pajisje ndihmëse për traktorë;
- Njëzet prerëse të barit me fije plastike;
- Tri kosa vetëlëvizëse me motor.

Qëllimi i këtij investimi është mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra brenda territorit të Komunës së Prishtinës.