Shoqata e të Shurdhërve në Prishtinë organizon Turneun tradicional në Shah

- 21 Nov 2018

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të jeni pjesë e turneut të Shahut, ku do të ketë pjesëmarrës të shurdhër nga e gjithë Kosova.
Turneu do të mbahet më 24/11/2018, ditën e shtunë, nga ora 10:00, në sallën e Shahut në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Në këtë turne do të ketë ekipe nga të gjitha qytetet e Kosovës të cilat do të garojnë.
Ky projekt i realizuar nga Shoqata e të Shurdhërve në Prishtinë është i mbështetur nga Drejtoria e Sportit dhe Rinisë në Komunën e Prishtinës.