Pallati i Rinisë shndërrohet në Ndërmarrje Publike Lokale

- 23 Nov 2018

Sot, Komuna e Prishtinës mori lajmin e mirë nga Agjensioni i Regjistrimit të Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, se Pallati i Rinisë është regjistruar si Ndërmarrje Publike Lokale “Pallati i Rinisë” Sh. A.

Me të marr këtë lajm, Komisioni i Aksionarëve i përbërë nga Mimoza Sylejmani, Shefqet Osmani dhe Avni Zuka, emëruan anëtarët e bordit të drejtorëve si në vijim:
1. Arben Polloshka
2. Cuneyd Ustaibo
3. Arsim Gollaku
4. Nazmi Kryeziu

Ky Bord është i përkohshëm, deri në konkursin që do të bëhet në bashkëpunim me Ambasadën britaneze dhe shoqërinë civile.

Tash, me regjistrimin si NPL “Pallati i Rinisë” Sh. A., krijohet mundësia për hapjen e llogarisë bankare, arkëtimin e të hyrave, dhe si rrjedhojë - sigurimin e pagave për punëtorët.

Angazhimi jonë do të orientohet në stabilitetin financiar të ndërmarrjes, investimet dhe rimëkëmbjen e këtij pallati.