Prishtina, shembull i qeverisjes transparente

- 21 Dec 2018

Nga sot, në platformën “Kontratat e Hapura”, përveç kontratave mund të gjeni edhe dosjen e plotë të secilit tender, si dhe vendimet eventuale të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

 

Ky është edhe një hap konkret i ekzekutivit komunal për një qeverisje sa më transparente, ku secili qytetar e ka mundësinë të gjejë secilin dokument të rëndësishëm të secilit proces të prokurimit.

 

Kryeqyteti është institucioni i parë që organizohet në këtë formë, dhe mbetet shembulli më i mirë i qeverisjes transparente në Kosovë dhe jo vetëm.

 

Linku:
https://kontratatehapura.prishtinaonline.com