- 28 Dec 2018
Komuna e Prishtinës përzgjodhi sportistet dhe sportistët më të mirë për vitin 2018. Në ceremoninë e mbajtur, kryetari Shpend Ahmeti falënderoi të gjithë ata që kontribuan dhe po kontribuojnë në vazhdimësi për zhvillimin e sportit në Kryeqytet.
Çmimi “Sportisti i vitit 2018” këtë vit e merr Visar Bekaj.
Komisioni i përbërë kryesisht nga gazetarët e sportit, kishte bërë përzgjedhjen e sportisteve dhe sportistëve më të dalluar të këtij viti si për moshat madhore, ashtu edhe për gjeneratat e reja që janë shpresa e sportit të këtij qyteti. Si sportistë të rinj që premtojnë shumë në të ardhmen u përzgjodhën:
Dardan Cena, Don Polloshka, Denis Bllaca, Elda Zeqiri, Amelia Llugaliu, Blend Topalli, Meriton Ismajli , Blend Salihu, Vanesa Beka e Arben Berisha
Mirënjohje pranuan edhe Anton Cena si veteran i vitit; Edin Kolgeci si punëtori më i dalluar sportiv; Genc Nuza si gjyqtari më i dalluar; Mirel Josa, Shqipe Zogiani e Besim Brahimi si trajnerë më të dalluar. FC Prishtina u zgjedh si klubi i vitit kurse çmimi Post Mortum u nda për Fadil Vokrrin, Agim Binakun, Mehdi Jasharin e Ibrahim Prapashtica.
Çmime janë ndarë edhe në këto kategori:
Çmimi për përfaqësim të Prishtinës 2018: Hizdri Gubetini e Mensur Gashi
Çmimi Special 2018: Medina Surdulli
Çmimi për Kontribut jetësorë 2018: Masar Nixha, Iliaz Sina, Beqir Hasanxhekaj, Fejzullah Ademi, Idriz Humolli, Zijavere Salihu – Loshi e Sebahate Neziri
Top 10-tëshja më e mire për vitin 2018: Alvin Krasniqi, Dardan Berisha, Armend Dallku, Herolind Nishevci, Patriot Behrami, Irma Konjusha, Fortesa Orana, Agon Bajçinovci, Auron Syla e Drenusha Asllanaj