- 14 Jan 2019
Përfaqësues të Komunës së Prishtinës u takuan sot me përfaqësuesit e BERZh-it dhe të kompanisë Ceteor nga Sarajeva, për të diskutuar lidhur me studimin dhe investimin që duhet të bëhet në kuadër të projektit për efiçencë të energjisë.
Qëllimi është që të bëhen renovimet e nevojshme në ndërtesa publike, si në shkolla, çerdhe dhe qendra të mjekësisë familjare, ashtu që të reduktohet dukshëm energjia që duhet shpenzuar për funksionalizimin e tyre.