- 17 Jan 2019
Qendra Sociale për të Moshuar gjithmonë është e mbushur me njerëz të dashur të cilët e kalojnë ditën së bashku, shoqërohen dhe luajnë me njëri-tjetrin.
Përveç hapësirave për lojë shahu, domino e të ngjashme, janë edhe këndet e leximit, këndet e lojërave, këndet për punë dorë, këndet e pushimit, si dhe hapësirat për përcjelljen e kanaleve televizive.
Kjo Qendër është e para e këtij lloji në Prishtinë, me mundësi që të bëhen të tilla të ngjashme edhe në lagje të tjera.