Linjë e veçantë e transportit publik Prishtinë-Aeroport

- 24 Jan 2019

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nënshkruan sot Memorandum të Mirëkuptimit për shërbimin e transportit publik në linjën Prishtinë-Aeroporti “Adem Jashari”, dhe anasjelltas.

Komuna do të sigurojë autobusët për transportin e udhëtarëve në këtë linjë, kurse Ministria do t’i ofrojë mbështetje Komunës përmes subvencionimit. Do të formohen komisione teknike të përbashkëta të cilat do t’i caktojnë kushtet dhe kriteret teknike për funksionalizimin e linjës në fjalë.