- 24 Jan 2019
Komuna e Prishtinës, përmes Nënkryetarit Selim Pacolli, dhe Oda e Afaraizmit të Kosovës, përmes nënkryetarit të bordit Arsim Selmonmusaj, nënshkruan sot Memorandum të Bashkëpunimit me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në funksion të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe social.
Komuna dhe Oda u pajtuan për përgatitjen e propozimeve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me përkrahjen e komunitetit të biznesit.