DY KOMPANI NË GARË PËR PARKINGUN NËNTOKËSOR

- 20 Feb 2019

Pas pothuajse 3 vite pune intensive kemi arritur në fazën përfundimtare të realizimit të Parkingut Nëntokësor te Fakulteti Filologjik me Partneritet Publiko-Privat (PPP)

Sa për rikujtim:
Vendndodhja Përballë Fakultetit Filologjik
Hapësira 1.4 Ha
Forma e kontratës PPP Dizajnim, Financim, Ndërtim, Operim, Mirëmbajtje dhe Transfer
Kohëzgjatja e projektit 25- 40 vite
Numri i vend parkingjeve min 500 / deri në dy nivele nën tokë
Hapësira afariste max 500m² / nën kuotën zero
Hapësira mbi sipërfaqe Park publik me qasje për të gjithë

RRJEDHA E PROCESIT

Hartimi i projektit ka filluar në vitin 2016 dhe ka zgjatur afërsisht 9 muaj (në bashkëpunim me kompaninë konsulente Deloitte). Janë hartuar: Studimi i fizibilitetit; Kërkesa për propozim; Kërkesa për kualifikim; dhe Draft kontrata.

Në Komitetin Ndërministror për PPP jemi drejtuar më 17 janar 2017. Komiteti Ndërministror për PPP ka aprovuar projektin me 16 prill 2018. Puna me Komitetin e PPP-së na ka marrë më shumë se një vit.

SIPAS LIGJIT TË PPP-së, janë 2 faza kryesore:
- Kërkesa për KUALIFIKIM
- Kërkesa për PROPOZIM

Procedurat për Kualifikim i kemi shpallur më 19 qershor 2018. Afati i fundit për dorëzim të aplikacioneve ka qenë më 23 korrik 2018. Afro 30 kompani i kanë tërhequr formularët, kurse kanë konkuruar gjithsej 6 kompani/konzorciume. Më 16 tetor 2018, ka përfunduar procedura e përzgjedhjes së kompanive të kualifikuara.

Janë kualifikuar 4 kompani:
1. Best in Parking Holding AG;
2. NUHA Bauunternehmun GMBH & Co KG &Qamili GBR”Alba Clean”;
3. Jaha Company & Ronstruzioni Spa;
4. AL trade Holding& Exfis Sh.p.k & NTSH Profitech.

Kërkesën për Propozim e kemi shpallur më 29 nëntor 2018. Afati ka qenë deri më 21 janar 2019, por me kërkesë të Operatorëve Ekonomik (OE) e kemi shtyrë deri më 5 shkurt 2019.

Kanë konkurruar 2 kompani:

1. NUHA Bauunternehmun GMBH & Co KG &Qamili GBR”Alba Clean”;
2. Jaha Company & Ronstruzioni Spa.

Janë tërhequr (apo nuk kanë vazhduar konkurrimin) 2 kompanitë tjera që ishin kualifikuar në fazën e parë:

1. Best in Parking Holding AG;
2. AL trade Holding& Exfis Sh.p.k & NTSH Profitech.

Sipas ligjit të PPP-së në fazën e Propozimit mjafton të jetë edhe vetëm 1 kompani. Javën e kaluar kemi përzgjedhur komisionin vlerësues, që është mjaft kredibil, dhe përbëhet nga persona kompetent brenda dhe jashtë Komunës. Detyrë e komisionit është që të bëjë:
o Vlerësimin e kërkesave ligjore
o Vlerësimin e propozimit Teknik dhe
o Vlerësimin e propozimit Financiar

Komisioni tashmë ka filluar punën. Vlerësimi ligjor ka përfunduar. Ditëve në vijim vazhdojmë me vlerësimin teknik dhe financiar. Për 1 muaj, do ta kemi rezultatin përfundimtar.

Tutje mbesin edhe 2 hapa:
o Nënshkrimi i kontratës me Operatorin Ekonomik;
o Aprovimi i tërë procesit nga Komiteti Ndërministror i PPP-së.

Afati për kryerjen e punëve është 24 muaj nga hyrja në fuqi e kontratës.