- 26 Feb 2019
Znj. Shpresa Shala ka pranuar detyrën si drejtore e arsimit në Komunën e Prishtinës. Znj. Shala deri tani ka qenë drejtoreshë e Shkollës "Xhemail Mustafa" në Prishtinë. Në punën e saj ka arritur suksese të jashtëzakonshme, si në zbatimin e kurrikulës ashtu edhe në vendosjen e rregullit në shkollë, pa përjashtuar bashkëpunimin korrekt me Këshillin e Prindërve. Shkolla "Xhemajl Mustafa” ka treguar rezultate në suksesin e nxënësve.
Drejtores, i urojmë suksese në punën e mëtutjeshme në menaxhimin e arsimit në Kryeqytet.