- 27 Feb 2019
Duke i uruar mirëseardhje, në emër të Komunës së Prishtinës, kryetari Ahmeti falënderoi ambasadorin për ndihmën e shtetit turk për komunën tonë përmes projekteve të TIKA-s dhe në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.
Ambasadori u njoftua edhe me prioritetet e Komunës së Prishtinës në vitet e ardhshme dhe u diskutua për mundësitë e bashkpunimit edhe në të fusha tjera.
Komuna e Prishtinës dhe Ambasada e Turqisë në Kosovë bashkëpunojnë në vazhdimësi, e ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë duke shfrytëzuar modelet e mira për përmirësimin e mëtutjeshëm të jetës së qytetarëve.