- 28 Feb 2019
Ekipet e Inspekcionit, sot në rrugën "Ilir Konushevci", pranë hekurudhës, kanë larguar shitësit ilegalë të gëlqeres, drurëve dhe qymyrit. Ajo hapësirë po trajtohet nga kompanitë pergjegjëse në mënyrë që të pastrohet dhe të sanohen dëmet e shkaktuara.
Hortikultura do ta bëjë revitalizimin e hapësirës së gjelbër.
Çdo ditë angazhim për rend dhe rregull në Kryeqytet! Gjobat janë të pashmangshme për të gjithë ata që nuk i zbatojnë rregullat!