Të kujdesemi për Prishtinën që e duam

- 01 Mar 2019

Po i shfrytëzojmë mbarë ditët e para me diell !

Ndërmarrja Hortikultura po e bën mbjelljen e fidaneve dhe revitalizimin e hapësirave të gjelbëra nëpër lagjet e Kryeqytetit!

Kemi ende më shumë për të mbjellë në çdo cep të Prishtinës, jo vetëm se kjo është gjëja e drejtë për të bërë për mjedisin ku jetojmë , por mbi të gjitha është e drejtë për fëmijët tanë .

Të kujdesemi për Prishtinën që e duam!