- 06 Mar 2019
Qeveria e Kosovës ka marrë një kredi nga grupi i Bankës Botërore për realizimin e projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit (ESIP), dhe ka për qëllim që një pjesë të grantit ta përdor për ta përkrahur Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe Shkolles “Dituria” Shkabaj, Prishtinë Në kuadër të kësaj përkrahjeje do të realizohet prokurimi si në vijim i pajisjeve të nevojshme:
1. Përshkrimi i mallrave të nevojshme:
• Llaptop 5 copë
2. Kriteret minimale për kualifikim të kontraktuesve që mund të aplikojnë janë:
• Përvoja e suksesshme në ekzekutimin e së paku 2 kontratave për ofrimin e mallrave të natyrës së ngjashme në dy vitet e fundit;
• Regjistrimi ligjor i firmës nga autoritetet vendore.
3. Kontraktuesit e interesuar që i plotësojnë kriteret minimale për kualifikim, të cekura më lartë, janë të mirëseardhur të aplikojnë me shprehjet e tyre të interesimit kundrejt specifikimit të hollësishëm teknik në adresën: Shkolla “Dituria” Shkabaj, Prishtinë , më së largu deri më 14.03.2018
4. Specifikimi i hollësishëm teknik së bashku me afatet dhe kushtet e tjera, ku të gjitha janë të përgatitura në kuadër të një dokumenti të quajtur Ftesë për ofertë-mallra do t’ia dorëzojë shkolla vetëm atyre kontraktuesve potencialë që i plotësojnë kriteret. Kompanitë luten që t’i shkruajnë detajet kontaktuese me rastin e shprehjes së interesit.
Detajet kontaktuese të shkollës:
Personi kontaktues:
Landrit Dragusha
Telefoni: 044/ 383-338
E-maili: landrit.dragusha@gmail.com