- 08 Mar 2019
Drejtoria për Sport në vazhdën e aktiviteteve të saj sot me rastin e 8 Marsit organizojë pritje për Klubin Basketbollistik Prishtina të Femrave.
Klubi Basketbollistik Prishtina – Femrat ditë më parë u shpallen fituese të Kupës së Kosovës në Basketboll e cila u mbajt në Rahovec dhe ka synim të fitojë edhe kampionatin e Kosovës me qëllim të inkuadrimit në garat Evropiane.
Komuna e Prishtinës – Drejtoria për Sport i gëzohet arritjes së rezultateve të Klubeve të qytetit të cilat subvencionohen nga Komuna e Prishtinës respektivisht nga Drejtoria për Sport duke ju premtuar përkrahje të vazhdueshme gjë të cilën e konfirmon edhe rritja e buxhetit për Sport nga Kryetari Shpend Ahmeti.
Drejtori për Sport zot. Fitim Rexha në shenjë falënderimi u dhuroi buqeta me lule lojtareve dhe ju premtoi angazhime të vazhdueshme të Drejtorisë për Sport për Klubet Sportive të Prishtinës e sidomos për Klubet Sportive të Femrave.