- 14 Mar 2019
Punët që bëhen me ❤ sjellin shumë buzëqeshje
Dren Kukaj, drejtori për Mirëqenje Sociale bashkë me Premtim Fazliun, kordinator ne DMS vizituan hapësirat ku ofron shërbime Shoqata Down Syndrome Kosova. Sfidat e kësaj shoqate janë të shumta, e njëra prej tyre është mungesa e hapësirave të nevojshme të punës.
Drejtoria e Mirëqenjes Sociale u ka ofruar një zgjidhje të përkohshme, në mënyrë që në shërbimet e kësaj shoqate të përfshihen edhe 30 fëmijë që janë në listë të pritjes.
Me përkrahjen e TIKA-s, së shpejti fillon ndërtimi i Qendrës për Autizëm dhe Sindromën Down në lokacionin që do ta bëjmë publike me 21 Mars – Ditën Botërore të Sindromës Down.
Kjo Qendër do të ofroje infrastrukturën dhe shërbimet për fëmijët dhe individët me sindromën Down, e që kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim të specializuar,për të zhvilluar potencialin e tyre maksimal drejt një jetë të shëndetshme, pavarur dhe gjithëpërfshirëse.
#DownSyndrome #gjithëpërfshirja