Prishtina është shembulli më i mirë i qeverisjes transparente

- 27 Mar 2019

Në raportin "Matësi i performancës në prokurim Publik" hartuar nga D+, Komuna e Prishtinës është vlerësuar jo vetëm për aplikimin e praktikave të mira në funksion të rritjes së transparencës, por edhe për iniciativat për lansimin e platformave, të cilat ndikojnë në llogaridhënje dhe cilësi të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Falenderojmë të gjithë partnerët për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm që Prishtina të mbetet prijëse e praktikave të mira!