Hapet çerdhja "Milingonat" në lagjen Kodra e Trimave

- 01 Apr 2019

Investojmë në edukimin e hershëm të fëmijëve tanë, që kjo buzëqeshje të i përcjellë edhe në të ardhmen!

"Sot po e hapim çerdhen e re “Milingonat” me bazë në komunitet ne lagjen Kodra e Trimave.

Investimi më i madh që e bëjmë si shoqëri, është pikërisht investimi në edukimin e hershëm, në mënyrë që fëmijëve tanë të iu sigurojmë një të ardhme më të mirë.

Kjo është çerdhja e parë që po e hapim këtë vit dhe shumë shpejt do të i hapim edhe çerdhet e radhës, në lagjet Tophane, Kalabri dhe çerdhen e rindërtuar “Yllkat”, duke vazhduar kështu deri sa të arrijmë që të ofrojmë hapësirë për të gjithë fëmijët e Kryeqytetit.

Qëllimi yne kryesor është çerdhja me kosto të përballueshme për të gjithë prindërit, e veçanërisht për nanat vetëushqyese, në mënyrë që të iu ofrojmë mundësitë e barabarta në edukimin e fëmijëve të tyre.

Sikur edhe çerdhet tjera me bazë në komunitet, edhe kjo, do të udhëhiqet nga vetë komuniteti i prindërve." tha Kryetari Shpend Ahmeti.

#Bashke krijojmë mundësi më të mëdha për të ardhmen e fëmijëve të Prishtinës.