- 02 Apr 2019
“Ndoshta nuk ka ditë më të plota se ato të fëmijërisë tonë, që i kemi kaluar duke e lexuar librin e preferuar” - Marcel Proust
2 Prilli – Ditën Ndërkombëtare e Librit për fëmijë u shënua me aktivitete të mbështetura nga Drejtoria për Kulturë dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” në bashkëpunim me OJQ ETEA.
Dita Ndërkombëtare e librit për fëmijë e të rinje për herë të parë është organizuar ne vitin 1966 nga Jella Lepman themeluese e IBBY (Bordi Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë e të Rinj) . Kjo organizatë joqeveritare përfshin një rrjet të njerëzve nga gjithë bota të cilët punojnë dhe përpiqen të bashkojnë librin me lexuesit e rinj.
Çdo vit një shtet e fiton të drejtën për shkrimin e mesazhit dhe ilustrimin e posterit, që me 2 prill, në ditëlindjen e shkrimtarit Hans Kristian Andersen, lexohet në të gjithë botën.
Këtë vit, për shkrimin e mesazhit dhe ilustrimin e posterit është përkujdesur Lituania.
Mesazhin dhe posterin me temën “Librat na qetësojnë”e ka bërë shkrimtari dhe ilustratori Kestutis Kasparaviçius, ndërsa te ne ka ardhë me përkthimin nga Selda Safqiut.