Shënohet dita botërore e Autizmit

- 02 Apr 2019

“Të gjithë dallojmë jo vetëm ti”, “Autizmi është një veçanti-jo kufizim” dhe “Bashko pjesën tënde” ishin motot e aktiviteteve të cilat shënuan 2 Prillin – Ditën Botërore të Autizmit.

Shoqatat “Autizmi” dhe “Autizmi flet”, si dhe Asociacioni Nacional për Autizem (ANAK) me fushatat sensibilizuese thirrën për më shumë pjesëmarrje, integrim dhe mbështetje për këtë kategori të shoqërisë sonë. Veçanërisht për fëmijët, sepse ata kanë nevojë për më shumë përkujdesje adekuate dhe mbështetje nga të gjithë ne.

Autizimi nuk është sëmundje, por është një mënyrë tjetër e zhvillimit neurologjik. Fëmijët me autizëm janë të veçantë, për të mirë, me talente dhe aftësi të posaçme.
Fokusimi dhe thellimi i interesimit të tyre, përbën potencial unik. Hapja e mundësive për këta persona, përmes programeve të ndryshme dhe integrimit në shoqëri, përbën mundësi dhe jo pengesë.

Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë për Mirëqenje Sociale do të angazhohet për mbështetje të vazhdueshme që së bashku t’i identifikojmë, dhe të punojmë me ta në mënyrën e tyre.