Ftesë - Drejtoria e Sportit

- 04 Apr 2019

Drejtori i Drejtorisë së Sportit, z. Fitim Rexha, ju fton që me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit, më 06.04.2019, në mënyrë masive të bëhet dhurimi i gjakut nga të gjitha klubet sportive, OJQ-të dhe të rinjtë e kryeqytetit tonë.


“Një jetë mund të varet nga ti, nga një shishe gjak i juaj!”


“Një sportist i mirë e inspiron / ndihmon vetën e tij, një sportist i madh inspiron / ndihmon të tjerët!”


Duke shënuar këtë ditë, ne do t’u tregojmë njerëzve në nevojë se ata nuk janë vetëm, se të jesh sportist është një gjë madhështore.


Aktiviteti i dhurimit të gjakut do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.


Njëkohësisht ftohen edhe i gjithë personeli si dhe qytetarët e vullnetit të mirë nga Komuna së Prishtinës e më gjërë se mund të jenë pjesë e këtij aktiviteti humanitarë.