Të shtunën në T.Q.P "Dodona" jepet shfaqja "PREHËRI I GJYSHIT"

- 04 Apr 2019

Të shtunën, me 6 prill 2019, duke filluar në ora 12:00 dhe 13:00 do të jepet shfaqja për fëmijë "PREHËRI I GJYSHIT".


SHFAQJE ME KUKULLA PËR FËMIJË

Në një familje tipike, jetojnë një vëlla e një motër. Ata duan njëri tjetrin dhe luajnë bashkë. Nganjëherë ka ca mosmarrëveshje të vogla por ato tejkalohen me lehtësi. Shfaqja trajton tematikën për barazinë gjinore në kuptimin e barazisë në familje.

Nga: Vesa Qena
Regjia: Melihate Qena

Luajnë:
Avni Hoti
Roza Berisha Fejzullahu,
Avdi Azemi,
Valdet Rama

Dizajni i dritave: Skender Latifi

Teknikë: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi, Albert Gashi

Për moshat: 3+

Shfaqja është financuar nga USAID.

Për rezervime mund të thirrni në telefonin 038 230 623. Çdo ditë, prej orës 10:00 deri 16:00.