- 04 Apr 2019
Drejtoresha e Administratës Vasilika Zotaj ka vizituar 13 Bashkësitë Lokale nëpër fshatrat e Kryeqytetit, në mënyrë që të njoftohet nga afër me ecurinë e punës dhe mundësitë e avancimit të mëtutjeshëm të shërbimit ndaj qytetarëve.
Komuna e Prishtinës e ka në fuqi rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrta, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Prishtinës.
Përmes kësaj rregullore fuqizohet ndikimi në konsultime publike gjithëpërfshirëse, të cilat promovojnë dhe zhvillojnë transparencën, llogaridhënjen dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.
Në të gjitha këto Bashkësi Lokale mund të merren 13 vërtetime:
1. Vërtetim për letërnjoftim për shtetas të huaj (për letërnjoftim të përkohshëm)
2. Vërtetim për pasaportë
3. Vërtetim për vendbanim dhe vendqëndrim
4. Vërtetim për ndihmë sociale
5. Vërtetim për regjistrim në shkollë dhe çerdhe
6. Vërtetim për aplikim për vizë
7. Vërtetim për udhëtim
8. Vërtetim për pension
9. Vërtetim për regjistrimin e automjeteve
10. Vërtetim për kurorëzim
11. Vërtetim për ndërrim të vendbanimit
12. Vërtetim për nënshtetësi
13. Vërtetim për mbajtës të familjes për shtetas të huaj
Ndërsa, në Bashkësitë Lokale në fshatrat Marec, Llukar, Bardhosh dhe Besi mund të merren edhe të gjitha certifikatat e gjendjes civile.