- 04 Apr 2019
Drejtoresha për Kadastër Valbona Osmani takoi përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit në funksion të ngritjes së bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.
Në takim u diskutua çështja e trajtimit të mundësive për parcializim dhe regjistrimi i pronave me negocim direkt, proces i cili është duke u zhvilluar në këtë agjenci.
Drejtoria e Kadastrit premtoi të gjitha kapacitetet teknike dhe profesionale për të plotësuar nevojat e qytetarve, në pajtim edhe me legjislacionin në fuqi në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe e pranueshme për këto çështje.