- 09 Apr 2019
Nesër, e mërkurë, 10 prill, në orën 10:00, në sallën nr 37, në ndërtesën e vjetër të Komunës, nënkryetari Muhedin Nushi mban konferencë për media për fillimin e implementimit të "Open Contracting Data Standard" në platformën "Kontratat e hapura".
Open Contracting Data Standard (OCDS) është standard i të dhënave për kontraktim të hapur dhe për herë të parë në Kosovë do të implementohet në Komunën e Prishtinës.
Ndërsa, në orën 14:00, në ndërtesën e re të Komunës, në Arbëri do të promovohet shërbimi i ri elektronik "Fleta Poseduese në e-kiosk", projekt i cili po implementohet në bashkëpunim me USAID.
Ju ftojmë të i ndiqni!