- 16 Apr 2019
Nesër, 17 prill, fillon procesi i deratizimit pranveror (eleminimit të brejtësve) i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazhave publike nëpër lagjet e Prishtinës.
Ky process ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve.
Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë aktivitet është shumë i rëndësishëm. Prandaj, lusim qytetarët të na përkrahin në mënyrë që ky aktivitet të realizohet me sukses.
Kërkohet nga qytetarët që ti hapin dyert e podrumeve dhe garazhave në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm.
Orari i deratizimit nëpër lagje:
Lakërishte dhe Dardani / 17 – 22 prill
Ulpiana / 23 – 25 prill
Kodra e Diellit, Aktashi / 26 – 29 prill
Qendra e Qytetit me garazha / 30 prill – 2 maj
Vellusha , Blloku I I-rë, dhe i II-të / 03 maj
Tophane, Ndërtesat te Fusha e Pajtimit / 04 maj
Trajtim plotësues sipas nevojës / 06 maj