- 16 Apr 2019
Kryetari Shpend Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit “Hartimi i Planit Zhvillimor dhe Hartimi i Hartës Zonale te Komunës se Prishtinës”.
Përmes kësaj marrëveshje ofrohet asistenca teknike për hartimin e projektit në vlere prej 170.000 euro, prej të cilave 120.000 euro ndahen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ndërsa 50.000 euro nga Komuna e Prishtinës.